Ish-shefi i Bayernit e sulmon Kroosin: Ai nuk bën për futbollin e sotëm, është i mbaruar

PUBLIKUAR

Ish-presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness, e ka sulmuar ashpër Toni Kroosin, duke thënë se mesfushori i Real Madridit nuk përshtatet më në futbollit e sotëm dhe se ai është i mbaruar.

Fituesi i Kupës së Botës 2014 Kroos e njoftoi pensionimin nga Kombëtarja e Gjermanisë pas eliminimit nga Euro 2020 në 1/8 e finales kundër Anglisë muajin e kaluar, duke i dhënë fund një karriere të shkëlqyer me kombëtaren, për të cilin i zhvilloi 106 ndeshje gjatë 11 vjetëve, raporton Gazeta Express.

Hoeness ishte veçanërisht kritik i paraqitjes së Kroosit kundër Anglisë në Wembley dhe tha se përfshirja e tij në lojë ndihmoi në dështimin e gjermanëve.

Duke folur për paraqitjet e Gjermanisë në Euro 2020, Hoeness tha për Sport 1: “Dy ndeshjet e para për kualifikime për Kupën e Botës ishin shumë të mira më katër në mbrojtje, pastaj ai e ndryshoi formacionin me tre në mbrojtje, ishte plotësisht e panevojshme. Pse? Joachim Low donte ta integronte Kroosin”.

“Sikur të luanim me Joshua Kimmich, Leon Goretzka dhe Thomas Müller në mesfushë, Serge Gnabry dhe Leroy Sane në krah, me Kai Havertz përpara, do të ishim në pozitë plotësisht tjetër sot. Jam 100% i sigurt”, shtoi ai.

Ai shtoi: “Më pëlqen Kroosi, ai ka bërë paraqitje të klasit botëror në të kaluarën. Ai ishte madhështor për Bayern Munich, por mënyra sesi luan ai ka mbaruar. Ai nuk përshtatet më me futbollin e sotëm. Kundër Anglisë Kroosi nuk e kaloi gjysmën e fushës, luante vetëm anash”./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...