Ish-burri i komenton Khloes në Instagram, Tristan Thompson e kërcënon publikisht

PUBLIKUAR

Dy ish-partnerët e Khloe Kardashian janë “përplasur” virtualisht. Ku do pyesni ju? Në një foto të Khloes. Tristan Thompson kërcënoi Lamar Odom në pjesën e komenteve në Instagram në një foto të Khloe Kardashian.

Problemi lindi kur Odom komentoi “Hottie” (e nxehtë) dhe disa emoji poshtë fotos së Kardashian me bikini në një dush në natyrë.

Thompson iu përgjigj duke i shkruar:

“Zoti të ktheu herën e parë. Luaj nëse dëshiron, rezultate të ndryshme.” Ndërsa në një koment tjetër Tristan shkroi disa zemra për Khloe-n.

Për të gjithë ata që nuk e kuptuan, Thompson po i referohej incidentit që për pak ishte fatal për Odom, i cili kaloi mbidozë në tetor të 2015, por mundi të mbijetojë.

Odom më vonë e fshiu komentin e tij në postim.

Khloé dhe Tristan, të cilët janë prindër të vajzës 3-vjeçare True, u ndanë sërish pak javë më parë dhe shkaku besohet të ketë qenë sërish tradhtia e tij. Që nga ajo kohë, Thompson ka qenë shumë aktiv me komente në rrjetet sociale të Khloe.

Ndërsa Khloe dhe Odom kanë qenë të martuar nga viti 2009 deri në vitin 2016. Ata u divorcuan pasi Odom u shërua dhe e mori veten nga gjendja e vështirë shëndetësore që i shkaktoi mbidoza.

SHIKO MË SHUMË

Adri “shkrihet” pas Ilirijanës: Kush ka nuse, botën ka

Çifti i njohur, Adri dhe Ilirijana duken më të lumtur se kurrë. Është këngëtari i...

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...