Arta Bajrami e gatshme për Eurovizion?

PUBLIKUAR

10502175_742771972428199_8259504389815274228_n

Këngëtarja Arta Bajrami sot ishte e ftuar në emisionin Talk në Kohavision, ku shpalosi planet e saja që i ka në mendje. Tregoi për jetën bashkëshortore.

“Jam martuar qe 5 vite, kam vajzën dhe kuptohet që në fillim është pak vështirë deri sa jam ambientuar dhe tani është shumë mirë”, tha Arta Bajrami.

Poashtu ajo foli për gjërat që i mendon në lidhje me muzikë. Jemi mësuar ta shohim aktive në skenën muzikore me koncerte, këngë dhe klipe. Por pse është terhequr Arta nga festivalet?

“ Nga festivalet jam tërhequr se ka qenë një rast në një festival. Kam qenë në garë për një çmim me disa këngëtare mendoj që e kam merituar unë të jem fituese e atij çmimi dhe nuk jam shpërblyer, kjo është arsyeja”, shtoi Arta.

Ajo e ka ndërmend edhe të prek majat e suksesit duke marrë pjesë në festivalin e muzikës të RTSH-shë.

“Kam pasur ftesë, por isha më e re dhe nuk e kam menduar më gjatë. Por tani që kam më shumë përgjegjësi mendoj që është një mundësi e mirë, pse jo??”, u shpreh Arta e entuziazmuar për këtë pjesëmarrje të mundshme.

Ajo e shprehi edhe keqardhjen për Shqipërinë që nuk i ka punët edhe aq mirë me Eurovizonin.

“Përfaqësimi i një kënge kërkon përkushtim, duhet të jetë diçka ndryshe dhe e kanë ngatërruar e bëjnë pa pikë komercializmi…Duhet të ketë pak komercializëm”, theksoi këngëtarja.

Arta e ka në mendje edhe planin për këtë këngë ndoshta pjesëmarrëse në festivalin e muzikës së RTSH-së, por thotë se shijet janë të ndryshme.

“Mbetet shija e atyre atje në Shqipëri se a do të ju pëlqej”,shtoi këngëtarja Bajrami

Ndërkaq e pyetur për pushimet verore ajo tha se ende nuk e kam menduar por edhe nese do e mendoj nuk do ju tregoj, sepse është jeta private në pyetje.

“ Jeta private është dhe unë fola për jetën bashkëshortore mjafton ajo, dhe për më tepër duhet të nëse une them shkova në Turqi, shkova aty shkova këtu, dikush nuk ka mundësi të shkojë askund, duhet ta mendojmë edhe këtë”.

Arta ju premtoi fansave që shumë shpejt do rikthehet në skenën e muzikës shqiptare me projekte të reja./LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Londrimi po i shijon pushimet, ndan pamje me ndjekësit

Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj tashmë ka...

E dhimbshme, Butrint Imerit i vdes personi i zemrës

Këngëtari kosovar Butrint Imeri ka ndarë një lajm të dhimbshëm ditën e sotme. Ai tregoi...

Përmallohet Elijona, i uron ditëlindjen motrës së ndjerë

Elijona Binakaj ka bërë një dedikim emocional. Sot do të ishte ditëlindja e 24-të e...