Olivier Giroud pritet t’i bashkohet Milanit, sipas raportimeve të fundit nga Italia, shkruan Zeri.info.
Milani i ka ofruar 2 milionë euro Chelseas dhe kjo ofertë është pranuar nga “Blutë”, sipas “Sky Sports Italia”.
Mediumi italian shkruan se kompletimi i transferimit të francezit te “Rossonerët”, do të bëhet në javën e ardhshme.
Sulmuesi shtatlartë do të nënshkruaj kontratë dy-vjeçare me klubin nga “San Siro”.
Për 34-vjeçarin kjo do të jetë aventura e tij e parë në futbollin italian. /Zeri.info


