Verratti: Do të jetë finale historike, Anglia është fizikisht shumë e fortë

PUBLIKUAR

Marco Verrati është shfaqur në konferencë për media para finales të dielën në Kampionatin Evropian.

Italia do t’i matë forcat me Anglinë në finalen e Euro 2020 në Wembley.

Verratti i Paris Saint Germain është i vetëdijshëm se me kë do të përballen.

“Jam shumë i lumtur që do të përballemi me një ekip si Anglia në një stadium prestigjioz si Wembley. Do të jetë ndeshje historike”, tha ai.

“Anglia është skuadër shumë e fortë fizikisht, me lojtar me teknik të mirë. Ata gjithashtu do të luajnë në shtëpi, në stadiumin që e njohin shumë mirë. Kanë ekip të balancuar, duke mos harruar faktin se kanë pranuar vetëm një gol në këtë Kampionat Evropian”.

Finalja do të zhvillohet nga ora 21:00. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...