Chiellini thotë se e dinte që Anglia do të arrijë deri në finale

PUBLIKUAR

Angli vs Itali do të jetë finalja e Kampionatit Evropian.

Giorgio Chiellini i Italisë, ka folur para finales të së dielës. Ai ka thënë se me të filluar “Euro 2020”, e dinte se Anglia do të shkonte shumë larg.

Finalja mes Anglisë dhe Italisë do të zhvillohet të dielën nga ora 21:00 në shtëpinë ne Tre Luanëve, në “Wmbley”.

“Menjëherë kam menduar se Anglia do të jetë kandidat serioz për të fituar… mund të mos duket në shikim të parë, por janë të vështirë për t’u mposhtur. Unë kisha parashikuar se ata do të arrinin deri në finale të Euros, pasi edhe do t’i luanin 6 prej 7 ndeshjeve në shtëpi”, u shpreh kapiteni i Italisë. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...