Reagon Mancini pas ndeshjes: Finalja, meritë e tërë djemve

PUBLIKUAR

Italia më shumë mund arriti që të shkojë në finale të Euro 2020 duke eliminuar Spanjën me penallti pas 120 minutave lojë

Pas ndeshjes, trajneri Roberto Mancini ka folur për mediat derisa e ka cilësuar këtë si njërën prej ndeshjeve më të vështira të Italisë në këtë turne.

“Të tilla janë penalltitë. Ishte ndeshje shumë e vështirë. Spanja është ekip i shkëlqyer, ata luajnë shumë mirë. Bëmë një ndeshje të mirë. Jo si zakonisht, por e dinim se do të vuanim. Spanja na vuri në vështirësi, më pas gjetëm koordinatat e duhura dhe nuk rrezikuam shumë”, tha Mancini.

Duke folur për atë se fitorja e Italisë ishte si ato të Italisë së dikurshme, Mancini ka dhënë një përgjigje interesante.

“Skuadrat e futbollit sulmojnë dhe mbrohen. Edhe ne patëm mundësi shënimi. Ishte ndeshje mes dy ekipeve të shkëlqyera. Merita është e djemve, por nuk ka mbaruar akoma. Duhet të rikuperohemi dhe të bëjmë gati finalen”, ka thënë ai. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...