Baby G tregon sakrificat e xhirimit të klipit “Larg”

PUBLIKUAR

Këngëtarja lansoi projektin e saj muzikor një javë më parë.

 

“Larg”, mban titullin kënga e artistes të cilën e ka realizuar me videoklip, shkruan lajmi.net.

Ndërkohë, Baby G ka arritur një milion dhe më shumë shikime nga data e lansimit të këngës.

Sot, biondja ka ndarë disa nga prapaskenat e xhirimit të klipit derisa ka treguar sakrificat që i është dashur t’i kalojë për të vazhduar xhirimet.

 

Baby G, ndër të tjera thotë se në njërën skenë të klipit i është prishur makijazhi dhe kështu është dashur ta rregullojë vetë ajo.

“Videoja ime e fundit muzikore ishte shumë argëtuese për të xhiruar dhe shumë xhirime natyrshëm ndodhën. Unë e xhiroja këtë skenë me fustanin e bardhë për 15 minuta ndërsa perëndimi i diellit ndërsa unë e vesha fustanin tim dhe gjithashtu bëra grimin tim për këtë skenë. Të jesh artist  do të thotë të marrësh gjërat në duart e tua dhe të përpiqesh të pikturosh një fotografi me fjalët e tua”, shkroi këngëtarja në përshkrimin e postimit.

Përndryshe, projekti muzikor “Larg” e solli Baby G pas një pauze në skenën muzikore./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Adri “shkrihet” pas Ilirijanës: Kush ka nuse, botën ka

Çifti i njohur, Adri dhe Ilirijana duken më të lumtur se kurrë. Është këngëtari i...

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...