Kundër Danimarkës Anglia e ka një mundësi të veçantë për t’i bërë të lumtur anglezët, thotë Southgate

PUBLIKUAR

Anglia e ka një mundësi shumë të veçantë për ta lumturuar vendin kur të përballet me Danimarkën në gjysmëfinale të Euro 2020 të mërkurën, thotë trajneri i tre luanëve Gareth Southgate.

Triumfi 4:0 kundër Ukrainës në çerekfinale të shtunën në Romë e dërgoi Anglinë në mesin e katër skuadrave më të mira në këtë turne, transmeton Gazeta Express.

Tani Anglia rikthehet në Wembley – vendin i gjysmëfinales së fundit në Euro para plot 25 vjetëve.

“Ndeshjet e Anglisë i bashkojnë familjet dhe komunitetet”, tha Southgate para ndeshjes.

“Mundësia për t’i sjellë lumturi dhe për t’ua bërë netët madhështore tifozëve tanë, kombit tonë, është shumë e veçantë, e cila të vjen kur luan për Anglinë”, shtoi ai.

Anglia do ta arrijë finalen e parë në një turne të madh që prej se e fitoi Kupën e Botës më 1966, nëse e mposht Danimarkën.

Italia dhe Spanja takohen në gjysmëfinalen tjetër sonte në Wembley. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...