“Hakimi do të arrijë gjëra të mëdha në PSG, Spinazzola do të kthehet edhe më i fortë”

PUBLIKUAR

Agjenti Davide Lippi ishte sot në zyrat qendrore të Interit për të definuar detalet e fundit të Achraf harkimit derisa ka folur edhe për Leonardo Spinazzolan, për të cilin ka thënë se do të kthehet më “i fuqishëm”

Marokieni pritet që të transferohet në Paris Saint-Germain këtë verë dhe Lippi e ka pranuar se ai ishte në zyrat qendrore të zikaltërve për largimin e mbrojtësit anësorë.

“Jam këtu për situatën e fundit që lidshet me Hakimin”, tha ai për TMW, transmeton GazetaExpress. “(Nahitan) Nandez nuk ka të bëjë më këtë gjë. Nuk e prezantoj atë këtu”.

“Hakimi është një lojtar i madh, ai do të bëjë gjëra të mëdha atje gjithashtu”.

 

 

Ai pastaj ka konfirmuar që mbrojtësi i Giorgio Chiellinit nuk ka arritur marrëveshje me Juventusin ende. “Nuk ka ndodhur akoma”, shtoi ai, para se të flet edhe për mbrojtësin e majtë të Romës, Spinazzola, i cili sot ju nënshtrua një operimi në thembrën e Akilit, lëndim që e pësoi gjatë ndeshjes kundër Belgjikës në Euro 2020.

“Spinazzola është i qetë, madje edhe nëse na dhimbet për atë çfarë ka ndodhur dhe në të njëjtën kohë ai do të rimbush bateritë, ne jemi sigurt që ai do të kthehet fuqishëm përpara afatit”, shtoi Lippi.

“Ne kemi një staf mjekësor që e garanton këtë, nuk është një gjë që ne vetëm e themi”. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...