Policia e Kosovës ka njoftuar se afër një kafiterie ka pasur të shtëna me armë zjarri. Në vend të ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të kalibrit 6.35mm. Si të dyshuar janë intervistuar një mashkull dhe një femër e komunitetit serb.
Me urdhër të prokurorit rasti është dërguar në procedurë të rregullt.