Pamje: Sigurimi ua largon tifozëve flamujt e ylberit gjatë ndeshjes Danimarkë – Çeki

PUBLIKUAR

Sigurimi i stadiumit në ndeshjen çerekfinale të Euro 2020 mes Danimarkës dhe Republikës së Çekisë ua ka larguar flamujt e ylberit disa shikuesve në Baku.

Çasti kur dy anëtarë të sigurimit në Stadiumin Olimpik në Baku iu afruan tifozëve të Danimarkës dhe ua morën nga dora flamujt e ylberit u kap nga kamerat, transmeton Gazeta Express.

Ky incident nxiti reagim edhe nga tifozët që ishin afër tyre në stadium. Flamuri i ylberit është simbol i komunitetit LGBT.

Kjo nuk është hera e parë që një gjë e tillë ndodh gjatë këtij turneu, pasi përkrahësit e Holandës nuk ishin lejuar të futeshin në zonën e tifozëve me flamuj të ylberit për të shikuar ndeshjen kundër Republikës së Çekisë në 1/8 e finales në Budapest fundjavën e kaluar.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...