Shenjat e fshehura që po merrni shumë proteina

PUBLIKUAR

Proteinat janë të rëndësishme për ta stimuluar metabolizmin dhe për të ndihmuar zhvillimin e muskujve, mirëpo nëse merrni shumë proteina, do të vini re shenja të caktuara

Për personat e shëndetshëm, rekomandohet të konsumojnë 0.8 gramë proteina për kilogram të peshës trupore.

Kjo përqindje e marrjes së proteinave ndryshon nga mosha dhe rritet me kalimin e moshës, por marrja e tepruar e proteinave mund të shkaktojë probleme shëndetësore.

Nëse vëreni shtim në peshë pa ndonjë arsye, kontrolloni sa proteina po merrni, transmeton Telegrafi.

Është e mundur të shtoni peshë edhe kur shmangni ushqimin e shpejtë dhe ëmbëlsirat, ndërsa shkaku mund të jenë proteinat që gjithashtu përmbajnë kalori.

Konsumimi i ushqimeve të pasura me proteina kërkon më shumë konsumim të ujit.

Proteinat e tepërta mund të shkaktojnë dehidrim, por edhe mund të keni nevojë të urinoni më shpesh.

Rritja e nivelit të kolesterinës mund të jetë e lidhur me sasi tepër të mëdha të proteinave në trup, gjë që mund t’ju bëjë të ndiheni të lodhur dhe letargjik.

Marrja e tepërt e proteinave mund të rezultojë në kapsllëk. Kur hani shumë ushqim të pasur me proteina, trupi juaj merr më pak fibra.

Të gjithë e dimë që fibrat janë të nevojshme për tretje të mirë, kështu që nëse ky është rasti juaj, ndryshoni dietën tuaj.

Shumica e studimeve sugjerojnë se 1.6 – 2.2 gram proteinë për kilogram të peshës trupore janë të mjaftueshme për muskujt nëse jeni aktiv.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...