“Po vjen në shtëpi” – Tifozët e Anglisë ëndërrojnë për lavdi në Euro 2020

PUBLIKUAR

Përkrahësit e Anglisë janë duke ëndërruar për lavdi në Euro 2020, pasi e panë kombëtaren e vet tek e shkatërroi 4:0 Ukrainën të shtunën.

Harry Kane me dy gola dhe Harry Maguire dhe Jordan Henderson me nga një, i ndihmuan tre luanëve ta mposhtin lehtësisht Ukrainën në çerekfinale në Romë.

Skuadra e Gareth Southgate do të rikthehet në Wembley të mërkurën për t’u përballur me Danimarkën në gjysmëfinale e këtij turne, raporton Gazeta Express.

Siç qëndrojnë gjërat, Anglia ka gjasa shumë të mira për ta arritur finalen, e cila zhvillohet po ashtu në Wembley më 11 korrik.

Kjo fitore bindëse i ka ngazëllyer tej mase përkrahësit e Anglisë, të cilët tani besojnë më shumë se kurrë më parë se ekipi i tyre do të triumfojë në Euro.

SHIKO MË SHUMË

Për Xhuli Nurën, katër orë gjumë janë luks: Rrëfen sfidat e mëmësisë

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Xhuli Nura, është bërë nënë e dy binjakëve...

Adri “shkrihet” pas Ilirijanës: Kush ka nuse, botën ka

Çifti i njohur, Adri dhe Ilirijana duken më të lumtur se kurrë. Është këngëtari i...

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...