Insigne i paralajmëron të gjithë, Italia favorite numër një për të triumfuar në “Euro 2020”

PUBLIKUAR

Insigne thotë se goli që i shënoi Belgjikës në çerekfinale të Kampionatit Evropian, është njëri prej më të mirëve në karrierë për të.

Lorenzo Insigne ka shënuar një gol shumë të bukur kundër Belgjikës, duke e ndihmuar Italinë të kualifikohet në gjysmëfinale të “Euro 2020”.

Ai realizoi për 2-0 në fund të pjesës së parë, para se Lukaku të realizojë për 2-1 që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit.

Për Insignen, goli kundër Belgjikës është njëri prej më të mirëve në karrierë, derisa nuk hezitoi të thotë se Italia ka skuadër që tani të fitojë krejt trofeun

“Goli? Një nga golat e mi më të bukur. Jemi një skuadër madhështore”, u shpreh ai.

“Lëndimi i Spinazzolës? Spinazzola po qante, urojë të mos jetë një dëmtim i rëndë”.

“Unë lideri i kësaj Italie? Jo, unë thjesht vihem në dispozicion të skuadrës. Jemi të gjithë në nivelin e duhur për t’i shkuar deri në fund këtij turneu”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...