Spinazzola shpërthen në lot kur kupton se lëndimi është i rëndë

PUBLIKUAR

Spinazzola, sipas mediave në Spanjë, do të mungojë deri në gjashtë muaj.

Leonardo Spinazzola la fushën i dëmtuar të premten mbrëma dhe do të mungojë për një kohë të gjatë, pasi mediat në Itali kanë zbuluar se ka këputur tendinën e akilit, transmeton Gazeta Express.

Një dëmtim i tillë do e lërë jashtë fushave mbrojtësin e majtë për një periudhë nga katër deri në gjashtë muaj.

Ai ishte duke vrapuar kur u detyrua të ndalet dhe ra përtokë.

Menjëherë hyri ekipi mjekësor në fushë dhe duket se pas verifikimit iu kuptua lajmi futbollistit se bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë, edhe nga ndjesia e kuptoi vet ai që shpërtheu në lot dhe u largua me lese nga fusha.

Ai u dëmtua në fitoren 2-1 të Italisë ndaj Belgjikës.

Në gjysmëfinale, Italia do të ketë punë me Spanjën, sfidë që do të zhvillohet me 6 korrik. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...