Blerim Xhemaili: “Humbje e madhe, s’mund të zëvendësohet Granit Xhaka”

PUBLIKUAR

Blerim Xhemaili, mesfushori shqiptar i Zvicrës tashmë në pension, thotë se Granit Xhaka do t’i mungojë shumë Zvicrës sonte kundër Spanjës.

Zvicra, që eliminoi favoritin numër një në Euro 2020, Francën, pas pak, nga ora 18:00 përballet me Spanjën e talenteve në çerekfinale të “Euro 2020”.

Para këtij takimi ka folur edhe ishi, Blerim Xhemaili, i cili numëron 69 ndeshje me Zvicrën dhe ka shënuar 10 gola, por tashmë ka varur atletet.

Ai foli në veçanti për mungesën e Granit Xhakës, që sipas tij, është një humbje e madhe për Zvicrën.

Xhaka do të mungojë sonte për shkak të numrit të kartonëve.

“Është e vështirë të zëvendësohet Xhaka. Është shumë e rëndësishme lidershipi i tij. Zakaria, megjithatë është një lider gjithashtu, lojtar i fortë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...