Xhensila Myrtezaj flet për periudhën më të vështirë të jetës: Prindërit u divorcuan, e ëma sakrifikonte shumë

PUBLIKUAR

Xhensila Myrtezaj është njëra nga artistet e preferuara të publikut shqiptar.

Ajo së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë”, ku mes shumë gjërash ka folur edhe për rrugëtimin e saj artistik.

Nëna e një vajze theksoi se muzika ka qenë shpëtimi i saj në periudhën e vështirë që kaloi pas divorcit të prindërve.

 

“Muzika ka qenë e vetmja rrugë shpëtimi për të gjithë situatën që ka ndodhur atë periudhë. Në klasë të parë prindërit e mi u divorcuam, nëna mori kujdestarinë time. Duke qenë se ishte dhe në punë, sakrifikonte shumë. Në festën e abetares nëna nuk ka qenë e pranishme, sikurse dhe babai. Kështu që e mbaj në mend atë moment si një fotografi. Shikoja prindër përreth fëmijëve dhe e kam si një kujtim të hidhur”.

“Muzika më ka shpëtuar shpirtërisht, nga ana psikologjike. Ka qenë një dhuratë e jashtëzakonshme për mua. Nëna ma ka falur dhe Zoti, sepse e ëma ime ka qenë këngëtare. Mbaj mend që kur fikeshin dritat më ushtronte zërin dhe këndonim pa fund bashkë”, u shpreh Myrtezaj.

Xhensila Myrtezaj (Foto: YouTube)

Xhensila numëron vite të shumta në skenë e me suksese të mëdha. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...

Lela dhe Leo konfirmojnë ri-bashkimin përmes videos

Lela dhe Leo duket se i kanë dhënë një mundësi tjetër lidhjes së tyre. Çifti...