Në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës në studio me Kushtrimin Sadikun i ftuar është drejtori i Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave nga Ministria e Punëve të Brendshme,Mahir Hasani.
Vërshimet që kanë ndodhur sot nëpër Kosovë si rezultat i reshjeve të mëdha të shiut është kryetema e debatit.
Zoti Hasani ka thënë se situata nuk është alarmante dhe ka dhënë informacione për të gjitha pjesët ku janë të prekura nga vërshimet.
“Agjencioni ka qenë në teren të gjitha qendrat kanë qenë të mobilizuara, në këso situatash agjencioni e bën monitorimin e gjendjes, me përjashtim të komunës së Lipjanit ku ka kërkuar një pompë dhe ne i kemi ndihmuar, komunat tjera nuk kanë kërkuar asnjë ndihmë, ka përfunduar Hasani, njofton Klan Kosova.