Kërkesa e Britney Spears hidhet poshtë nga Gjykata, dështojnë përpjekjet për të hequr babanë nga kujdestaria

PUBLIKUAR

Britney Spears i shokoi të gjithë javën e shkuar pas rrëfimit të saj në gjykatë mbi kujdestarinë e të atit. Ajo tregoi se për shkak të kujdestarisë i është shkatërruar jeta dhe i kërkoi gjykatës që t’i japë fund sa më parë pa bërë asnjë vlerësim.

Këngëtarja tregoi se i është nënshtruar testeve të shumta psikike, ilaçeve dhe se është traumatizuar nga babai i saj, Jamie Spears, përmes kontrollit të tij. Gjatë dëshmisë së saj, Birtney tregoi se dëshiron të martohet dhe të ketë fëmijë në të ardhmen.

Por, ajo tha se nuk i lejohet të mbetet shtatzënë për shkak të rregullave ligjore, që u vendosën në fuqi në 2008, sepse kujdestarët e saj nuk aprovojnë heqjen e kontrollit të lindjes.

Këngëtarja i kërkoi gjykatësit të ndërpresë menjëherë marrëveshjen ligjore dhe ajo e përshkroi kujdestarinë nga babai si një skllavëri të vërtetë. Gjithashtu Britney zbuloi se ka pirë ilaçe litium, një ilaç që pihet për çrregullimin bipolar, kundër dëshirës së saj dhe se kjo e ka bërë të ndihet e dehur dhe të paaftë për të biseduar.

Së fundmi, gjykatësja e kësaj çështje ka mohuar kërkesën e saj për të hequr kujdestarinë e të atit.

Gjykatësja Brenda Penny, që kryeson çështjen përpara Gjykatës Supreme të Los Angelesit, nënshkroi një vendim të ri, i cili vazhdon t’i japë babait të këngëtares Jamie Spears kontrollin mbi jetën e saj.

Detaje të mëtejshme se pse ajo e bëri atë vendim nuk janë bërë të ditura, megjithëse një peticion i ri që kërkon lirinë e Spears pritet të paraqitet së shpejti.

SHIKO MË SHUMË

Për Xhuli Nurën, katër orë gjumë janë luks: Rrëfen sfidat e mëmësisë

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Xhuli Nura, është bërë nënë e dy binjakëve...

Adri “shkrihet” pas Ilirijanës: Kush ka nuse, botën ka

Çifti i njohur, Adri dhe Ilirijana duken më të lumtur se kurrë. Është këngëtari i...

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...