Xhaka jep edhe një tjetër sinjal për të ardhmen

PUBLIKUAR

Granit Xhaka e ka dhënë edhe një tjetër sinjal se e ardhmja e tij është larg Arsenalit, pasi e ka pranuar se është i interesuar ta mësojë një gjuhë të re, në një kohë kur përflitet shumë për kalimin e tij në Romë.

Xhaka e bëri një paraqitje frymëzuese për Zvicrën kundër Francës në Euro 2020 të hënën, duke i ndihmuar ekipit të vet kombëtar ta mposhtë kampionen e botës në penallti dhe të kalojë në çerekfinale, raporton Gazeta Express.

Mesfushori nga Kosova do të mungojë në çerekfinale kundër Spanjës shkaku i pezullimit, por ai vijon të jetë në ballinat e gazetave pasi po vazhdon të pyetet për të ardhmen.

Raportohet se Roma e Jose Mourinhos është shumë afër arritjes së marrëveshjes për 28-vjeçariin.

I pyetur nëse së shpejti intervistat do t’i bëjë në gjuhën italiane, Xhaka refuzoi të thotë jo.

“Akoma jo… është gjithmonë interesant të mësosh një gjuhë të re”, tha Xhaka.

“Ta shohim, të gjithë e dinë se çfarë përfaqëson Roma. Tani, jam lojtar i Arsenalit dhe do të flasë për turneut”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...