Frank de Boer nuk do të jetë më trajner i Holandës. De Boer është larguar nga kjo pozitë pasi përfundoi aventurën në Kampionatin Evropian.
“Tulipanët” përfunduan me sukses të madh fazën e grupeve me tri fitore nga tri ndeshje, por u mposhtën në të tetën e finales ndaj Çekisë, shkruan Gazeta Express.
Frank de Boer steps down immediately as coach of the Dutch national team.
Thank you @FdeBoerofficial for all your efforts. We wish you all the best. https://t.co/izIGRxGjwu
— OnsOranje (@OnsOranje) June 29, 2021
Aventura e tij si trajner i Holandës nuk zgjati as edhe një vit. Ai u caktua timonier i ekipit kombëtar në shtator të vitit të kaluar, pasi Ronald Koeman e mori drejtimin e Barcelonës.
De Boer i dërgoi në Evropian, por nuk arriti më shumë sesa fazën e së tetës së finales. /Gazeta Express/


