Keane: Por të isha Ronaldo do ta ndiqja Felixin nëpër zhveshtore

PUBLIKUAR

Roy Keane e ka quajtur mashtrues Joao Felixin, pasi sulmuesi i ri e humbi një mundësi në fund të ndeshjes që Portugalia e tij e humbi ndaj Belgjikës dhe u eliminua nga Kampionati Evropian si pasojë.

Goli i Thorgan Hazardit në fund të pjesës së parë i mjaftoi Belgjikës për të kaluar në çerekfinale, megjithëse se Portugalia krijoi disa raste të mira shënimi në fund të takimit në Sevillë, raporton Gazeta Express.

Njërin prej atyre rasteve e shpërdoroi Felix, i cili goditi lart mbi portë pasi Cristiano Ronaldo ia pasoi topin në zonë.

Pas ndeshjes, legjenda e Manchester Unitedit Keane e kritikoi ashpër sulmuesin 21-vjeçar të Atletico Madridit.

Duke folur për rastet e humbura nga Portugalia, Keane tha në ITV: “Nuk ka arsyetim për të mos goditur në kornizën e portës. Thjesht testoje portierin”.

“Kur Felix u fut në lojë, ai është mashtrues. Ai futet në lojë dhe vendi ka nevojë për të, cka i duhet atij është ta qëllojë cakun. Sa kushton ai, 100 milionë funte?”, shtoi ai.

Keane theksoi: “Sikur të isha në vend të Ronaldos, sigurisht se do ta ndiqja nëpër zhveshtore atë”.

Felix iu bashkua Atleticos nga Benfica për 113 milionë funte, duke u bërë lojtari i katërt më i shtrenjtë në historinë e futbollit dhe adoleshenti më i shtrenjtë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...