Adrenalinë gjatë ngasjes së Lamborghinit më të fuqishëm ndonjëherë të prodhuar, Huracan që prodhon mbi 2000 kuaj-fuqi

PUBLIKUAR

Versioni standard i Lamborghini Huaracan është aq i mirë, sa që thjesht ju lë pa frymë.

E paramendojeni sikur ky model i modifikuar që përfshin dy turbina dhe prodhon mbi 2000 kuaj-fuqi, do të dukej kur shfaqet në pistë, transmeton Telegrafi.

Për ta dëshmuar performancën e jashtëzakonshme si dhe fuqinë motorike, Jordan Martin ka bërë disa gjiro me Huaracanin e ri që njëherit po konsiderohet si Lamborghini më i shpejtë që ndonjëherë është prodhuar nga kjo kompani italiane.

Ishte pikërisht Hail Mary Derby, destinacion i duhur për të testuar këtë “bishë” italiane që gjatë ngasjes ju krijon përshtypjen se jeni “lidhur” për ulëse nga adrenalina, që e ofron gjatë kthesave duke mos humbur aspak sigurinë brenda kabinës.

Videoja e publikuar më poshtë tregon më së miri se për çfarë motori bëhet fjalë, i cili për pak sekonda arrin të kap shpejtësinë maksimale që është një “shifër e frikshme”. /Telegrafi/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...