Bëni këtë test personaliteti nga psikiatri i famshëm: Çfarë tregohet në këtë fotografi?

PUBLIKUAR

Testi Rorschach, test i famshëm i psikiatrit të famshëm Hermann Rorschach, përbëhet nga vizatime të ndryshme, pra nga njolla, dhe secila prej tyre i referohet një aspekti të jetës suaj

Duhet të emërtoni atë që shihni në foto, të sqaroni se ku e shihni dhe pse njolla e bojës në ju shkakton një foto të caktuar.

Ju mund të shikoni njollën nga anët e ndryshme, është e rëndësishme vetëm të përcaktoni një formë ose term të caktuar, transmeton Telegrafi.

Mungesa e reagimit ose paaftësia për të përshkruar atë që tregohet në kartelë mund të tregojë praninë e një bllokimi psikologjik në sferën e përfaqësuar nga një kartë e tillë ose një refuzim i përkohshëm për të pranuar një sferë të tillë.

Këtë herë po ju sjellim kartën e tretë të provës Rosharch sipas radhës, e cila përbëhet nga një njollë e bërë me një kombinim të bojës së zezë dhe të kuqe.

Reagimi ndaj saj, domethënë, ajo që shihni së pari në foto, zbulon se çfarë marrëdhënie keni me njerëzit e tjerë, domethënë cili është ndërveprimi juaj shoqëror.

Ne ju paraqesim përgjigjet dhe interpretimet më të zakonshme të ofruara:

▪ Dy njerëz duke ngrënë së bashku – nëse shihni dy persona të ulur në një tavolinë dhe duke drekuar së bashku, kjo tregon se keni një jetë shoqërore shumë aktive.

▪ Dy njerëz duke i larë duart – ju jeni të pasigurt në marrëdhëniet me të tjerët, keni të zhvilluar frikë

▪ Dy njerëz që luajnë një lojë të caktuar – shpesh jeni të prirë për konkurrencë në marrëdhëniet me të tjerët, partnerin, anëtarët e familjes ose miqtë

▪ Një person që e shikon veten në pasqyrë – simbolizon përqendrimin në vetvete, neglizhencën ndaj të tjerëve ose dështimin për t‘i kuptuar dhe pranuar njerëzit ashtu siç janë.

/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...