Jep dorëheqje ministri britanik i Shëndetësisë pasi u kap duke u puthur me sekretaren e tij

PUBLIKUAR

Matt Hancock ka dhënë dorëheqje në pozitën e sekretarit shëndetësor, në një letër drejtuar Boris Johnson.

Dorëheqja vjen pas shfaqjes së pamjeve të turpshme duke u puthur me sekretaren e tij më 6 maj, kur publiku ende këshillohej të mos përqafonte njerëzit përtej shtëpisë së tyre, raporton The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Sekretari i shëndetësisë tashmë ishte përballur me pyetje në lidhje me marrëdhënien e tij me Gina Coladangelo, një shoqe universitare e cila u soll për të qenë drejtoreshë jo-ekzekutive në Departamentin e Shëndetit dhe Kujdesit Social (DHSC).

Hancock është përballur me presion të madh publik javët e fundit. Ish-këshilltari i kryeministrit Johnson,  Dominic Cummings ka thënë se ai e kishte nxitur kryeministrin të shkarkonte sekretarin e shëndetësisë deri më 20 herë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...