Italia ndaj Austrisë synon vazhdimin e ‘rekordit’ të ndeshjeve pa humbje

PUBLIKUAR

Kombëtarja e Italisë dhe ajo e Austrisë do të përballen sonte nga ora 21:00.

 

Komëbtarja e Italisë është në formë ‘jetësore’ dhe llogariten favoritë ndaj Austrisë sonte, raporton lajmi.net.

“Azzurët” janë të pamposhtur në 30 ndeshjet e fundit, madje në 11 ndeshjet e fundit kanë 11 fitore, 31 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar.

Rekordin më të gjatë të ndeshjeve pa humbje nga Kombëtaret e mbajnë Brazili dhe Spanja që kanë nga 35 ndeshje pa humbje, pra italianët janë vetëm pesë ndeshje larg ta barazojnë këtë rekord.

Në anën tjetër Austriakët synojnë të befasojnë të gjithë opinion duke e eliminuar sonte Italinë.

Mbetet të shihet se deri ku mund të arrijnë ‘Azzurët’ në këtë Kampionat Evropian. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...