U kap duke u puthur me ndihmësen e tij, kryeministri Johnson pranon faljen e ministrit

PUBLIKUAR

Ministri britanik i Shëndetësisë Matt Hancock ka pranuar që ka shkelur udhëzimet e distancës sociale pas publikimit të fotografive të tij duke puthur një ndihmëse.

Ai tha se i kishte zhgënjyer njerëzit pasi u shfaqën fotot e tij me Gina Coladangelo, ngjarje për të cilën tha se ishte diçka shumë e keqe.

Sipas mediave të huaja, ai është shprehur se është penduar për veprimin që ka bërë dhe për rregullat që ka thyer, por megjithatë nuk i ka kërkuar falje bashkëshortes së tij.

Matt, ka pranuar se ka shkelur rregullat e distancës sociale, por nuk i ka kërkuar ndjesë bashkëshortes së tij, Martha Hoyer Millr, me të cilën është i martuar prej 15 vitesh.

“Unë pranoj që kam shkelur udhëzimet për distancimin social për këto rrethana. I kam zhgënjyer njerëzit, jam shumë i penduar. Mbetem i përqendruar në objektivin për të nxjerrë vendin nga kjo pandemi dhe do të isha mirënjohës për privatësinë e familjes time dhe timen, në këtë çështje personale”, ka thënë ai.

Laburistët e nxitën kryeministrin të shkarkojë Hancock, duke e quajtur pozicionin e tij të paqëndrueshëm. Por Downing Street tha se Boris Johnson pranoi faljen e Hancock dhe e konsideron çështjen të mbyllur.

I pyetur nëse kryeministri kishte besim të plotë te Hancock, zëdhënësi i Kryeministrit u përgjigj: “Po”.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, dyshohet që ushtroj dhunë psikike në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për ushtrim...

Dhunë në Shtime: Një person bëhet për spital, në pranga 27-vjeçari

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur...

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Pikat kufitare të Kosovës vazhdojnë të funksionojnë pa ngarkesa të mëdha edhe sot. Sipas të...