Holanda skuadra me ‘sulmin’ më të mirë gjatë fazës së grupeve të Kampionatit Evropian

PUBLIKUAR

Skuadra e Holandës ka realizuar më së shumti gola deri më tani në “Euro 2020”.

 

Holanda është kualifikuar në fazën 1/16 të Kampionatit Evropian, ku do të përballet me Çekinë, raporton lajmi.net.

Holanda e mbylli fazën e grupeve si lidere në Grupin C, dhe ishte gjithashtu skuadra që ka shënuar më së shumti gola në këtë fazë, tetë gola.

Golashënuesit më të mirë të ‘Tulipanëve’ ishin Georginio Wijnaldum me tre gola dhe Memphis Depay me dy sosh.

Skuadrat që kanë shënuar nga shtatë gola në fazën e grupeve janë Italia, Belgjika dhe Portugalia, ndërsa nga gjashtë gola kanë Gjermania dhe Spanja.

Faza 1/16 e “Euro 2020” nis të Shtunën. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...