Ava Max vishet me kostum shumëngjyrësh për nder të ‘muajit të krenarisë’

PUBLIKUAR

Ava Max përkrah anëtarët e komunitetit LGBTI.

 

Artistja e njohur shqiptare, Ava Max, vazhdon të angazhohet në projekte të shumta muzikore, shkruan lajmi.net.

Për të qenë afër fansave, këngëtarja ndan imazhe nga përditshmëria e saj, ndërsa sjell edhe informacionet për më të rejat rreth saj.

Me anë të postimeve të fundit, artistja tregoi mbështetje për komunitetin LGBTI, me rastin e ‘muajit të krenarisë’.

Ajo postoi fotografi, në të cilat shfaqet e veshur me ngjyrat e ylberit, që në këtë rast simbolizojnë këtë komunitet.

“E dua këtë! Muaji i krenarisë”, është mbishkrimi që Ava Max ia la njërës fotografi.

“Everytime I cry” titullohet projekti i fundit i Ava Max, i cili numëron mbi dy milionë klikime në kanalin YouTube. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Për Xhuli Nurën, katër orë gjumë janë luks: Rrëfen sfidat e mëmësisë

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Xhuli Nura, është bërë nënë e dy binjakëve...

Adri “shkrihet” pas Ilirijanës: Kush ka nuse, botën ka

Çifti i njohur, Adri dhe Ilirijana duken më të lumtur se kurrë. Është këngëtari i...

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...