Edhe një shtet e zhvendos ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem

PUBLIKUAR

Hondurasi e ka zyrtarizuar sot zhvendosjen e ambasadës së saj në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem, si pjesë e përpjekjeve për t’i forcuar lidhjet me shtetin hebre, duke u bërë vendi i katërt që e vendos ambasadën atje, raporton France 24, transmeton Gazeta Express.

Kombi i Amerikës Qendrore tashmë kishte hapur një zyrë tregtare në Jerusalem, duke thyer një politikë me dekada të tëra të neutralitetit në konfliktin Izraelo-Palestinez.

Presidenti i Hondurasit, Juan Orlando Hernandez dhe ministri i Jashtëm, Lisandro Rosales u mirëpritën nga kryeministri i ri izraelit, Naftali Bennett dhe ministri i Jashtëm, Yair Lapid në një ndërtesë në një park teknologjie në Jerusalemin jugor.

“Unë jam këtu sot me delegacionin tonë për ta përuruar Ambasadën e Hondurasit në Jerusalem, kryeqytetin e përjetshëm të Izraelit”, tha Hernandez.

“Unë sinqerisht dëshiroj që presidenti i ardhshëm i Hondurasit, pa marrë parasysh nga cila parti është, ta ruajë këtë vendim. Unë do të luftoj për këtë”, theksoi ai.

Pjesëmarrja e Hernandez në inaugurim ishte “dëshmi e miqësisë së thellë dhe lidhjes midis shtetit hebre dhe popullit të Hondurasit”, tha Bennett.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...