Portugalia ka mundur ta mbyllte fazën grupore me fitore dhe ta fitonte Grupin F në Euro 2020, sikur Rui Patrico t’i përfillte udhëzimet e mbrojtësit veteran Pepe.
Ndeshja e fundit në grup mes Portugalisë dhe Francës, që u mbyll baras 2:2, ishte një ndeshje energjike dhe e mbizotëruar nga penalltitë, sepse tri prej katër golave u shënuan nga njëmbëdhjetëmetërshi.
Të dy kombëtaret e siguruan kualifikimin në mesin e 16 ekipeve më të mira në Euro 2020 pas këtij barazimi.
Pepe, i cili e njeh Benzeman nga koha kur luajti përkrah tij në Real Madrid, u përpoq ta paralajmërojë Rui Patricion se në cilin krah do të gjuajë sulmuesi francez nga pika e bardhë, por portieri nuk ia vuri veshin dhe u mposht si pasojë.
Pepe e dinte shumë mirë, pasi Benzema gjuajti pikërisht në krahun që Pepe paralajmëroi se ai do të gjuante, derisa i padëgjueshmi Patrico u hodh në krahun e kundërt.
Franca do të përballet me Zvicrën në 1/8 e finales, ndërsa Portugalia me Belgjikën.
Në rast se i kalojnë kundërshtarët e tyre përkatës në 1/8 e finales dhe në çerekfinale, Franca dhe Portugalia do të përballen sërish në gjysmëfinale. /Gazeta Express/


