Mourinho: Portugalia po luan me 10 lojtarë, Fernandes është vetëm fantazmë

PUBLIKUAR

Jose Mourinho e ka kritikuar mesfushorin e Portugalisë, Bruno Fernandes, për paraqitjet e tij në Euro 2020, duke thënë se ai ka zënë hapësirë në fushë duke mos luajtur.

Trajneri i Romës e lartësoi mesfushorin e Manchester Unitedit si lojtar me potencial të jashtëzakonshëm, të cilat, thotë ai, nuk po i shfaq në evropian siç e bënë me klubin, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Mourinho shpreson se Fernandes do të shfaqet të mërkurën kundër Francës në ndeshjen e fundit të Portugalisë në fazën grupore.

“Portugalia mund ta mposhtë çdokënd nëse luan në nivelin e saj më të lartë”, tha Mourinho për TalkSPORT.

 

Por ne duhet të luajmë me 11 lojtarë, në këto dy ndeshje Bruno Fernandes ishte në fushë por nuk luante”, shtoi ai.

“Shpresoj se ai do të shfaqet kundër Francës, sepse ai është lojtar me potencial të jashtëzakonshëm. Ai mund të pasojë, mund të shënojë. Mund të fitojë penallti. Por në këtu dy ndeshje, por realiteti është se në këtu dy ndeshje ai nuk ishte aty”, theksoi ai. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...