Rita Ora pozon me dekoltenë e hapur para dyqanit të të brendshmëve, ndërsa tregon fizikun e tonifikuar

PUBLIKUAR

Ajo aktualisht është zhvendosur në Los Angeles.

Dhe Rita Ora vazhdoi të ndajë një pasqyrë të udhëtimit të saj me ndjekësit e saj në Instagram, ndërsa publikoi disa poza tërheqëse të hënën në mbrëmje, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 30 vjeçare, shfaqi dekoltenë e saj me një palë reçipeta mjaft provokuese, të cilat ajo e veshi në kombinim me një kostum mëndafshi për xhirimet e improvizuara jashtë një dyqani të të brendshmëve.

Foto: Rita Ora/Instagram

Interpretuesja e shumë hiteve shfaqi fizikun e saj të zbukuruar dhe të nxirë nga diellit, teksa për aksesorë zgjodhi një palë syze dielli elegante.

Rita i kishte kapur flokët e saj kaçurrela lartë, ndërsa kishte vënë pak makijazh, duke përfshirë një buzëkuq ngjyrë rozë.

Foto: Rita Ora/Instagram

Duke pozuar jashtë dyqanit, i cili shfaqi një sërë të brendshmesh në dritaren e tij, Rita me shaka shkroi në mbishkrimin e fotografive: “Thjeshtë duke u përpjekur të kuptoj se si të futem”.

Më herët gjatë ditës, Rita bëri një paraqitje tjetër tërheqëse e veshur me një funs të shkurtër të verdhë dhe një bluzë të shkurtër të po së njëjtës ngjyrë.

Foto: Rita Ora/Instagram

Rita vuri në dukje fizikun e saj të hijshëm, për të cilin kujdeset që të ndjek me rregull ushtrimet në palestër.

Kjo paraqitje e Ritës vjen pasi ajo dhe Jennifer Lopez thuhet se zhvilluan bisedime ‘sekrete’ për të diskutuar për ‘bashkëpunimet e ardhshme të muzikës dhe filmit’.

SHIKO MË SHUMË

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...

Lela dhe Leo konfirmojnë ri-bashkimin përmes videos

Lela dhe Leo duket se i kanë dhënë një mundësi tjetër lidhjes së tyre. Çifti...