Pas stuhisë së fuqishme në Lipjan Shtabi Emergjent del në teren dhe vlerëson dëmet

PUBLIKUAR

Pasditen e së hënës, komuna e Lipjanit është goditur nga një stuhi e fuqishme.

Si pasojë e shiut dhe erërave të forta në këtë komunë janë shkaktuar dëme.

Shtabi Emergjent në Lipjan ka dal menjëherë në teren për të vlerësuar dëmet, por ende nuk kanë të dhëna të sakta.

Këtë e ka thënë për Gazetën Infokus, drejtori i emergjencës në këtë komunë, Nazim Gashi duke shtuar se dëmet janë vetëm materiale.

“E rëndësishme është se nuk ka dëme ne njerëz, por dëmet janë shumë në sipërfaqe dhe të ndryshme, në bujqësi, infrastrukturë e tjera. Por nuk mund të flas pasi ende nuk i keni të dhënat e sakta, jemi dal në teren për të vlerësuar dëmet, dhe do i nxjerrim të dhënat e sakta”, deklaroi ai./Gazeta Infokus/

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...

Aksident i rëndë mes dy veturave në hyrje të autostradës në Lipjan

Një aksident trafiku ka ndodhur pak qaste me parë në hyrje të autostradës në...

Policia prangos një person në Lipajn

Një rast i ngacmimit seksual është regjistruar në komunën e Lipjanit Nga raporti 24-orësh të...