Pas kualifikimit të Danimarkës, vjen reagimi i parë i Eriksenit

PUBLIKUAR

Danimarka ka bërë mrekullinë në xhiron e fundit. Danezët shënuan fitoren e madhe ndaj Rusisë me rezultat 1:4 dhe u kualifikuan tutje me vetëm tri pikë të mbledhura.

Me këtë fitore, Danimarka kualifikohet nga vendi i dytë në 1/8 e finales.

Danezët grumbulluan tri pikë, aq sa kishin edhe Finlanda dhe Rusia, por Danimarka kishte goldallim më të mirë.

Pas ndeshjes, i shpejtë ka qenë edhe reagimi i Christian Eriksen.

Ai postoi një fotografi të ndeshjes dhe disa flamuj të Danimarkës bashkangjitur me disa duartrokitje, duke i uruar për kualifikimin dhe luftën e pakompromis që bënë.

Kujtojmë që Eriksen nuk mund të ndihmojë skuadrën në këtë kampionat pas sulmit në zemër që pësoi në ndeshjen e parë ndaj Finlandës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...