Vetura luksoze e këngëtarit shqiptar përmbytet nga vërshimet në Gjermani

PUBLIKUAR

Vetura e Ardianit u mbulua pothuajse tërësisht nga vërshimet.

 

Këngëtari i njohur shqiptar Ardian Bujupi me anë të disa postimeve tregoi se i ndodhi e papritura mbrëmë, shkruan lajmi.net.

Si pasojë e vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut, vetura e tij super-luksoze u përmbyt nga uji.

Ai ka publikuar video nga ballkoni i aparatamentit ku qëndronte, teksa shihet se vetura kishte ngecur në mes të rrugës.

Ndërsa, në një tjetër video tregon se si ishte detyruar të dalë nga dritarja e veturës, për shkak se rruga kishte filluar të mbulohej na uji.

Komentet e ndjekësve të tij ishin të shumta, ata ishin të gatshëm ta ndihmonin për t’i sjellë ushqim e pije, në rast se nuk ka mundësi t’i sigurojë.

Ardiani ua bëri të ditur fansave se është mirë, por vetura e tij gjendet ende në rrugë. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Për Xhuli Nurën, katër orë gjumë janë luks: Rrëfen sfidat e mëmësisë

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Xhuli Nura, është bërë nënë e dy binjakëve...

Adri “shkrihet” pas Ilirijanës: Kush ka nuse, botën ka

Çifti i njohur, Adri dhe Ilirijana duken më të lumtur se kurrë. Është këngëtari i...

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...