A është në lidhje me Beartin, Enca publikon fotografinë që ngjall dyshime

PUBLIKUAR

Këngëtarja, Enca Haxhia, është mjaftë aktive në rrjete sociale, ku vazhdimisht publikon fotografi e video nga jeta saj e përditshme. Madje, shpeshherë provokon imagjinatën e ndjekësve me anë të pozave.

Para disa ditësh, ajo ka postuar një fotografi, ku shihet duke përqafuar një mashkull. Express Rozë kishte zbuluar se në fotografi është Bearti, ish-konkurrenti i “Për’puthen” dhe ishin në xhirime të klipit të këngës së re të këngëtares.

Por, ndjekësit kanë filluar të komentojnë se artistja është në lidhje me Beartin, pasi së fundmi, një ndejekes e pyeti atë për këtë çështje.

“Allahile qka përzihet midis teje e Beartit se na lodhen portalet, je si yll se na u bot te shpis ju”, i shkruan ndjekësi.

Reklamë

Por, Enca i bëri ndjekësit akoma më kureshtar duke postuar fotografi në shtrat me Beartin, teksa ia mbuloi fytyrën.

Ajo e etiketoi ish-konkurrentin e “Përputhen” dhe nuk tregoj më shumë rreth çështjes së fotografive.

Por, siç ka mësuar Express Rozë, së shpejti pritet publikimi i këngës “Rakia” me videoklip e që pjesë e këtij projekti është edhe Bearti. Kujtojmë, se ish-konkurrenti u largua nga emisioni “Për’puthen” si beqar, por pastaj u konfirmuar se ishte në lidhje me Tea Trifonin, por se as kjo lidhje nuk zgjati shumë.

SHIKO MË SHUMË

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...

Lela dhe Leo konfirmojnë ri-bashkimin përmes videos

Lela dhe Leo duket se i kanë dhënë një mundësi tjetër lidhjes së tyre. Çifti...