Perisic thyen rekordin e madh për Kroacinë

PUBLIKUAR

Anësori i Interit, Ivan Perisic ka bërë histori si futbollisti i parë që shënoi për Kroacinë në katër turne të mëdha.

Ai e gjeti rrjetën me një goditje mahnitëse në ndeshjen e kësaj mbrëmje në Euro 2020 me Republikën Çeke. Ajo ndeshje u mbyll me barazim 1:1 dhe Kroacia e rrezikon seriozisht kualifikimin tutje.

Ky ishte goli i tij i parë i Euro 2020, por edhe një moment historik gjithashtu, përcjell Gazeta Express.

Askush nuk kishte gjetur më parë rrjetën për Kroacinë në katër turne të ndryshëm, midis Kampionatit Evropian dhe Kupës së Botës.

32-vjeçari tani ka 29 gola në 103 ndeshje për Kroacinë, duke shënuar në Kupën e Botës 2014, Euro 2016, Kupën e Botës 2018 dhe tani Euro 2020. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...