Loredana po shijon motin e ngrohtë bashkë me Hanën e vogël.
Pas suksesit me këngën e fundit, Loredana po relaksohet bashkë me vajzën e me shoqëri, shkruan lajmi.net.
Rep-artistja, së fundi ka publikuar një fotografi në Instagram, në të cilën u shfaq bashkë me Hanën në duar.
Si rrallëherë, Loredana pozoi e veshur me bikini dypjesëshe, teksa vuri në pah format trupore dhe tatuazhet e shumta që ka në trup.



