Christian Eriksen është liruar nga spitali. Kjo është njoftuar nga Federata Daneze e Futbollit.
Danezi i është nënshtruar me sukses jnë operacioni dhe sot është liruar nga Righospitalet.
Ai më pas vizitoi ekipin kombëtar të Danimarkës në Helsingor dhe nga aty ai do të shkojë të kalojë kohë me familjen e tij.
Christian Eriksen has been discharged from the hospital. More here ⬇️#ForDanmark pic.twitter.com/jzF338XiC1
Reklamë — DBU – En Del Af Noget Større (@DBUfodbold) June 18, 2021
“Faleminderit për numrin masiv të urimeve. Ka qenë e pabesueshme t’i shoh dhe t’i ndjej. Operacioni kaloi mirë dhe unë po bëj më mirë brenda këtyre kushteve. Ishte fantastike të shohësh djemtë pas një ndeshje fantastike mbrëmë. Unë do të brohoras për ta të hënën ndaj Rusisë” – u shpreh Eriksen.
/Gazeta Express/


