Dumfries sërish më i miri, gjigantët evropian janë hedhur në sulm pas tij

PUBLIKUAR

Denzel Dumfries është shpërblyer sërish. Ai është shpallur lojtari i ndeshjes në sfidën mes Holandës dhe Austrisë.

25-vjeçari, që luan si mbrojtës i djathtë, arriti të shënojë në fitoren 2-0 të Holandës, derisa për 90 minuta ishte pothuajse i pakalueshëm në mbrojtje.

Kjo është hera e dytë që vlerësohet me çmimin e lojtarit të ndeshjes, e fitoi edhe në sfidën debutuese në “Euro 2020”.

Forma e mirë që po tregon në Kampionatin Evropian, ka ngjallur interesimin e shumë klubeve në Evropë, që janë të gatshëm t’ia rrëmbejnë PSV-së 25-vjeçarin sapo të mbyllet “Euro 2020”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...