Aktorja e njohur turke është e fejuara e Bertan Asllanit

PUBLIKUAR

Këngëtari Bertan Asllani ka vite që është shpërngulur në Turqi, shkruan Express.

Përveç me muzikë, Bertani ka nisur atje karrierën edhe në aktrim.

Madje, atje ai ka gjetur edhe dashurinë e jetës. Ai ka kohë që është në lidhje me aktoren e njohur turke Hazall Senel, e cila sot feston ditëlindjen. Madje, vitin e kaluar ata e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me fejesë.

Në këtë ditë të veçantë, s’ka munguar as urimi i Bertanit. Ai ka publikuar një foto me të në Instagram, duke e uruar për ditëlindje.

“Urime ditëlindjen për ty e dashura ime. Për shumë vite të tjera që do të kalojmë bashkë”, ka shkruar Bertani.

Ndryshe, Hazall Senel është e njohur për publikun kosovar me rolin e “Sirin”, në serialin “Mos ma lësho dorën (Elimi Birakma)./Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Për Xhuli Nurën, katër orë gjumë janë luks: Rrëfen sfidat e mëmësisë

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Xhuli Nura, është bërë nënë e dy binjakëve...

Adri “shkrihet” pas Ilirijanës: Kush ka nuse, botën ka

Çifti i njohur, Adri dhe Ilirijana duken më të lumtur se kurrë. Është këngëtari i...

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...