Pini këtë pije sapo të ngriheni nga krevati: “Funksionon” më mirë se kafeja dhe ka një efekt të mahnitshëm në shëndet

PUBLIKUAR

Temperatura është e rëndësishme, por edhe një shtesë ka rëndësi!

Dr. Judin Harry, e cila tashmë ka zbuluar këshillat e saj kundër stresit, thotë se ajo e pi këtë çaj në vend të kafesë, transmeton Telegrafi.

“Unë e filloj çdo mëngjes me çaj jeshil me limon. Shumica as që e dinë që përmban edhe kafeinë, pra edhe do t’ju zgjojë, por doza është më e ulët se në kafe, dhe nuk do të jeni nervozë. Është plot me antioksidantë që përshpejtojnë metabolizmin, qetësojnë inflamacionin dhe rrisin djegien e dhjamit”, thotë dr. Harry.

Çaji jeshil gjithashtu ka një efekt qetësues, është i mirë nëse jeni duke bërë ndonjë punë stresuese. Ju do ta filloni mëngjesin zgjuar dhe të përqendruar, por edhe të qetë.

Lëreni çajin jeshil të ftohet para se të shtoni limonin, i cili do të rrisë thithjen e polifenoleve dhe do t’ju japë efektet maksimale të dobishme të çajit.

Limoni nuk duhet të shtohet kurrë ndërsa çaji është akoma i nxehtë, sepse në një temperaturë prej rreth shtatëdhjetë gradë Celsius, ai humb pjesën më të madhe të vitaminës C.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...