Lukaku do që ta takojë në spital Eriksenin, tregon mesazhin special për mesfushorin e Interit

PUBLIKUAR

Romelu Lukaku e shënoi golin e parë në “Euro 2020” duke ia dedikuar golin Christian Eriksenit, i cili vetëm dy orë më herët ishte në rrezik jete pas një arresti kardiak në fushën e lojës.

Tani Belgjika ka mbërritur në Danimarkë, për t’u përballur me skuadrën vendase në Kopenhagen nesër, ndërsa sulmuesi nuk ka ndërmend të humbë këtë mundësi për të takuar sërish Eriksen në dhomën e tij të spitalit.

Ai shpreson që të realizohet diçka e tillë.

“Dua të takoj Eriksen dhe kam marrë edhe miratimin e trajnerit. Besoj se do të shkoj ta takoj në spital, ndërsa në minutën e 10’ do të ndalim lojën për ta duartrokitur dhe pas ndeshjes do t’i dërgoj një mesazh”, u shpreh sulmuesi belg, transmeton Gazeta Express.

Derisa sa i përket ndeshjes, ai shtoi: “Nuk kemi nevojë për ndihmë psikologjike, pasi jemi shumë të fortë nga ana mentale, por duhet të bëjmë kujdes, pasi Danimarka do të jetë shumë e motivuar në fushë. Edhe ne nga ana tjetër jemi shumë të motivuar, pasi është një kompeticion ku duam të lëmë gjurmë”.

Me një fitore kundër Danimarkës, Belgjika do të siguronte kalimin në fazën tjetër të Euro 2020. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...