Trajneri i Italisë: Do ta kemi shumë të vështirë kundër Zvicrës së Xhakës dhe Shaqirit

PUBLIKUAR

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, ka thënë se pret që skuadra e tij të përballet me një Zvicër shumë të fortë në ndeshjen e dytë në grup në Kampionatin Evropian 2020 të mërkurën.

Italia e Mancinit e nisi furishëm evropianin duke e mposhtur bindshëm 3:0 Turqinë në ndeshjen hapëse të premten, raporton Gazeta Express.

Derisa italianët i fituam tri pikët e para lehtësisht, Zvicra – e udhëhequr nga kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri – nuk arriti më shumë se një barazim 1:1 me Uellsin.

Mancini tha se dëshiron ta sigurojë kualifikimin në mesin e 16 skuadrave më të mira në Euro sa më shpejt, por beson se Zvicra do të jetë sfidë e vështirë për t’u tejkaluar për Italinë.

“Ndeshja kundër Zvicrës do të jetë e vështirë, sepse është ekip i shkëlqyeshëm me shumë lojtarë të cilët dinë sesi ë luajnë”, tha Mancini në një konferencë për media të martën.

“Trajneri i tyre është me përvojë, ne presim ndeshje të vështirë”, shtoi ai. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...