Mjeku danez që ndihmoi Eriksenin: Luftoi me të gjitha forcat për të qëndruar gjallë

PUBLIKUAR

Ngjarja e djeshme shokoi botën e futbollit. Futbollisti i Danimarkës, Christian Eriksen u shtri pa ndjenja në fushë pasi pësoi sulm në zemër duke tronditur të gjithë.

Në ndihmë i dolën fillimisht bashkëlojtarët në krye me kapitenin Kjaer që nuk e lejuan ta përbinte gjuhën, e pastaj erdhi menjëherë ndihma nga stafi mjekësor, të cilët e mbajtën në jetë Eriksenin.

Mjeku që ndihmoi danezin, Morten Boesen tregoi se Erikseni luftoi me të gjitha forcat për të qëndruar gjallë.

“Kur hymë në fushë, Eriksen po merrte frymë dhe kishte puls. Më pas, papritur, nuk kishte më puls. Nisëm ndërhyrjen për ta mbajtur gjallë. Për fat të mirë, edhe Eriksen luftoi me të gjitha forcat për të qëndruar gjallë” – u shpreh Morten Boesen

Ndërsa Joel Pohjanpalo, finlandezi që shënoi golin e fitores për ekipin e tij, pranoi se ndeshje rinisi me kërkesë të vetë Christian Eriksen.

“Ai donte që të vazhdonim, ia tha shokëve të tij. Edhe ne pastaj vendosëm të luanim. Ishte bukur të shikoje tifozët të bashkuar, duke thirrur në kor emrin e tij” – tha Pohjanpalo.

/Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...