“Ah dashni”, ky është titulli i këngës se këngëtarit Muhamet Bajrami, e cila me të shpejtë arriti ta bëjë për vete një pjesë të madhe të publikut.
Kjo këngë e bukur, e punuar edhe me videoklip, është klikuar e dëgjuar pafundësisht nga shumë njerëz.
Këngëtari nga Lipjani ka arritur të godasë në shenjë me këtë prodhim muzikor, të lansuar në fillim të dhjetorit të vitit që sapo e lamë pas.
Komentet pozitive, mijëra klikimet dhe efekti i këngës, kanë bërë që Muhamet Bajrami të mendoj edhe për projekte të tjera, të cilat pritet ti publikojë gjatë vitit 2016.
Ju ftojmë ta shikoni edhe njëherë videoklipin e këngës “Ah Dashni”./www.Kosovarja.com/


