Pse njerëzit pinë duhan ndërsa pinë alkool?

PUBLIKUAR

Shkencëtarët mund të kenë zbuluar arsyen pse njerëzit bëhen duhanpirës socialë ndërsa konsumojnë alkool, dhe kjo arsye ka qenë e lidhur me shtyrjen e gjumit

Studiuesit nga Universiteti i Missourit besojnë se njerëzit i dëshirojnë efektet e nikotinës – si një stimulues gjatë pirjes, sepse ndihmon në lehtësimin e ndjenjës së përgjumjes të shkaktuar nga alkooli.

Studimi, i botuar në revistën Neurochemistry, paraqet efektet e nikotinës dhe alkoolit në trurin e minjve, transmeton Telegrafi.

Në studimin e trurit të këtyre kafshëve, shkencëtarët kanë zbuluar se nikotina ndihmon në shtyrjen e gjumit që stimulohet nga alkooli.

“Në këtë mënyrë, ne kemi provuar që nikotina funksionon duke shtyrë efektet e përgjumjes së shkaktuar nga alkooli përmes trurit.”

/Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...