Iluzioni optik që tregon se si daltonistët i shohin ngjyrat: Shikojeni këtë imazh për 20 sekonda

PUBLIKUAR

Është një iluzion që tregon flamurin britanik në një kombinim të ngjyrave të verdhë-jeshile, me një pikë të zezë në qendër të figurës

Pika duhet të shikohet për 20 sekonda. Pas kësaj imazhi zhduket, ndërkohë shumicës së njerëzve u duket se si në prapavijën e bardhë është shfaqur flamuri britanik në ngjyrat e tij tradicionale – të kuqe, të kaltër dhe të bardhë.

Iluzioni optik shpjegohet nga një teori e thjeshtë e tre receptorëve. Sipas kësaj teorie, retina njerëzore përmban tre receptorë të ngjyrave të quajtura qeliza konike, të cilat absorbojë ngjyra të ndryshme nga spektri, transmeton Telegrafi.

Kur shikojnë ngjyrën jeshile një kohë më të gjatë, receptorët e ngjyrës së kaltër dhe të gjelbër lodhen dhe reagojnë më dobët se zakonisht ndaj ekranit të bardhë, ndërkaq receptorët për të kuqen, të cilët nuk kanë qenë në përdorim, reagojnë normalisht.

Për këtë shkak na duket që në prapavijën e bardhë pas 20 sekondave shohim kuq. Njëherësh, pjesa e verdhë e imazhit lodh receptorët për ngjyrën e kuqe dhe të gjelbër, andaj pas 20 sekondave na ngelet e kaltra.

Kur imazhi zhduket, përkatësisht mbetet prapavija e bardhë, vetëm receptorët për ngjyrën e kaltër punojnë normalisht, gjë që çon deri aty që ajo të jetë ngjyrë dominuese të cilën e vërejmë.

Ky iluzion tregon se si daltonistët, receptorët e të cilëve janë më pak të ndjeshëm ndaj njërës së këtyre tri ngjyrave, do të mund t’i shihnin, por është imponuar që nuk mundemi me siguri të dimë si ata vërtet i përjetojnë.

/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...